REGJISTRIMI I GARANCISË SË ZGJATUR BEKO

Ju përgëzojmë për përzgjedhjen e pajisjeve montuese Beko. Ne qëndrojmë mbrapa cilësisë së produkteve tona, për ç’arsye për modele të caktuara, përveç mbrojtjes themelore ligjore prej 2 vjetësh, ju ofrojmë garanci të zgjatur në kohëzgjatje prej 5 vjetësh (gjithsej kohëzgjatja e mbrojtjes me regjistrim është 7 vjet).

Gjithashtu ju ofrojmë mundësi që nëse nuk jeni të kënaqur me produktin, të njëjtin mund ta ktheni në afat prej 60 ditësh nga data e blerjes me kusht që produkti të mos ketë dëmtime fizike dhe të përdoret në përputhje me udhëzimin për përdorim.

Garancia e zgjatur vlen vetëm për blerjen e pajisjeve Beko të blera në periudhën prej 01.04.2022. deri më 31.05.2022.. Produktet duhet të regjistrohen vetëm me anë të këtij formulari më së voni deri më 30.06.2022 Pas regjistrimit të produktit tuaj do të merrni vërtetimin për regjistrimin në dokumentin PDF dhe me anë të email addresës të cilën e keni dhënë gjatë regjistrimit. Nëse keni pyetje ose hamendësi rreth regjistrimit, ju lutemi që të na shkruani në info-rs@beko5.com dhe ne do të ju kthejmë përgjigje sa më parë.

Beko registracija produzene garancije

Ju lutemi plotësoni me kujdes seksionet e mëposhtme

Ju lutem fusni të dhënat e blerjes:

FOTO E FATURËS*

NGJITËSE E FOTOVE **

Për të kompletuar rregjistrimin, ju lutem konfirmoni:

KONFIRMOJ QË I KAM LEXUAR DHE KUPTUAR POLITIKAT E PRIVATËSISË.

I PRANOJ KUSHTET E PËRGJITHSHME TË GARANCISË

* = Seksionet e detyrueshme.


KUSHTET DHE RREGULLAT PËR GARANCINË E ZGJATUR

1. Garancia e zgjatur ka të bëjë vetëm me modelet e teknikës së bardhë montuese Beko, enëlarëse, furra montuese, pllaka dhe frigoriferë montues.

2. Garancia e zgjatur vlen vetëm për blerjen e modeleve të pajisjeve Beko nga pika 1, të blera nga data 01.04.2022. deri më 31.05.2022. Produktet duhet të regjistrohen me anë të këtij formulari më së voni deri më 30.06.2022 Në të kundërtën, garancia e zgjatur nuk do të vlejë dhe blerësi realizon të drejtat të cilat kanë të bëjnë me pajtueshmërinë e mallit në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.

3. Kjo garanci e zgjatur vlen vetëm për produktet e blera në territorin e Shqipërisë

4. Deklarata e garancisë për garancinë e zgjatur do të konsiderohet e pavlefshme nëse vërtetohet se nuk është e plotë, nëse është e ndryshuar dhe/ose nëse përmban të dhëna të pasakta të shënuara gjatë regjistrimit të produktit.

5. Me rastin e paraqitjes së kërkesës për riparim në kuadër të garancisë, servisit të autorizuar të Bekos duhet t’i dërgohen këto dokumente:

  • lista origjinale e garancisë
  • kopja ose origjinali i faturës
  • vërtetimi i regjistrimit që e keni marrë me anë të e-mail addresës me të dhëna të sakta.

6. Vendimi ynë për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me kundërshtimet lidhur me mangësitë në hartim ose me materialet e përdorura gjatë kohës së garancisë së zgjatur do të jetë vendimtare dhe e obligueshme dhe blerësi është dakord se do të respektojë ato vendime. Të gjitha pjesët me defekte që janë zëvendësuar në afatin e garancisë së zgjatur bëhen pronësi e prodhuesit dhe/ose importuesit.

7. Kushtet e garancisë së zgjatur të shënuara në këtë deklaratë janë në përputhje me kushtet e garancisë së Beko-s për garancinë e zgjatur të përshkruar në listen e garancisë. Para çfarëdo veprimi duhet të lexohet lista e garancisë.

8. Kjo garanci e zgjatur është dhënë në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe është në përputhje me praktikën pozitive të biznesit të brendit Beko.

9. Në periudhën e kohëzgjatjes së garancisë së vazhduar blerësi ka të drejtë të bëjë ndërrimin e produktit vetëm në rast se aparati nuk mund të riparohet.

10. Në periudhën e garancisë së vazhduar, afati për kohëzgjatjen e riparimit nuk është definuar me ligj dhe nuk mund të vazhdojë më gjatë se afati i caktuar me ligj.

11. Kushtet e kësaj garancie nuk do të aplikohen në këto raste:

  • prishje ose dëmtim që është shkaktuar për shkak të forcës madhore, zjarrit, shqetësimeve qytetare dhe/ose fatkeqësive
  • prishjet që janë shkaktuar për shkak të përdorimit të tensionit të gabuar të rrjetit elektrik dhe/ose pasojave të dëmtimeve nga pakujdesia dhe/ose keqpërdorimi
  • përdorimi që nuk është në përputhje me udhëzimin për përdorim
  • riparimet që i kanë bërë personat e paautorizuar dhe/ose montimet e parregullta të cilat nuk i përmbushin kushtet nga udhëzimet për përdorim.
  • produktet të cilat përdoren në mjedise komerciale ose jobanesore.
  • produktet të cilat nuk përdorin pjesë rezervë origjinale Beko.

Furrat e integruara

Beko

Lavastovilje të integruara

Beko

Panele të integruara

Beko

Frigoriferë të integruar

Beko


Copyright © 2022. www.beko5.com